Reperi Stresi ka vendosur në mënyrë të menjëhershme të shkëputet nga muzika. Ka qenë vetë reperi ai që ka bërë publik lajmin.
Ja çfarë shkruani Stresi:
“Dhe vjen një nga ato momete kur merr atë vendim të menduar prej kohësh, dëshië është bërë diçka tjetër krejt ndryshe muzikës, larg botës mediatike e rrjeteve sociale! Kemi kaluar së bashku 8 vite të mrekullueshme, ishte një pasion, ëndërr e imja që doja të realizoja dhe përjetova intensivisht falë jush. Nuk kam asnjë lloj pendimi, përkundrazi gjëra të reja e aventura të tjera na presin!
Për asnjë moment s’do resht se falenderuari ju që më mbështetet më ndoqët e ndatë emocione ,dashuri, më qëndruat pranë e me motivuat në ditët më të mira e ato më pak të mira, më qëndruat besnik ajo që për mua është primarja në jetë!
Dua të falenderoj me zemër Lokun Flori Mumajesin, faleminderit që ishe pjesë e kësaj ëndrre të bukur e s ‘reshte besuari në mua e mi lë gjithnjë dyert hapur! Faleminderit të gjithë stafit Threedots atyre kolegëve që bashkëpunuam bashkë atyre që ndamë fitore, atyre që hëngra e piva e ndamë edhe centet e fundit së bashku ! Falenderoj familjen time që më suportoj në çdo vendim timin! Ëndrra vazhdon Love & Peace krejtëve ! Bad boy for life Stresi-Stresinjo.”, shkruan reperi.