Reperja Tayna është surprizuar në mënyrë shumë speciale nga mikesha e saj Rina. Së fundmi dyshja ka udhëtuar në Stamboll, nga ku Tayna ka marrë surprizën e papritur.
Në urën e Bosforit, më e njohura në Turqi, Tayna ka parë të shkruar disa shprehje dedikuar asaj nga mikesha. Nuk dihet nëse ka pasur një rast special për të realizuar këtë surprizë, por reperja është prekur shumë.
Videon me pak sekuenca sigurisht që e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj. “Rina të dua shumë gjithë jetën. Surprizë më të mirë nuk kam marrë kurrë në jetë. Kaq”, ka shkruar ajo.


Epo çfarë na mbetet të themi, lum Tayna për shoqen që ka./revistawho.com








