Shpat dhe Selvije Kasapi janë prindër për herë të parë të një djali dhe foton e parë me imazhin e plotë të tij e kanë postuar sot. I vogli ka ardhur në jetë para pak ditësh dhe prindërit kanë pritur pak për ta ndarë lajmin me gjithë botën. Fjalët e ëmbla për të i publikuan që ditën e djeshme kur lajmi u dha për herë të parë, por sot Shpati dhe gruaja e tij na dhuruan foton e parë familjare.
“Udhëtimi ynë filloi saktësisht 9 muaj më parë kur #Roeli ishte ende në zhvillimet e tij te para për të ardhur në këtë botë. Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të kënaqur, jo vetëm për shkak të kësaj përvoje të mrekullueshme që na bëri prindër, por edhe sepse e dimë që ROELI jonë do të mbrohet gjithmonë nga ekipi i @onehospitalmk si engjëlli i tij mbrojtës”, shkruan këngëtari.
https://www.instagram.com/p/CZIPrbcjXKl/?utm_medium=copy_link







