Moderatorja simpatike, Albana Osmani, është revoltuar shumë pas një lajmi ku shkruhej se Çiljeta kishte blerë byrekë me gjizë dhe të shumtë ishin ata që u tallën me diçka që për hir të së vërtetës e bëjmë të gjithë. Albana ka shkruar ashpër dhe në të njëjtën kohë ka shprehur vlerësimin e admirimin e saj për vajzat që ia dalin vetë në jetë. Lexoni më poshtë postimin e saj.
“Lexova një lajm ku diskutohej Çiljeta që blinte byrekë. Sa çudi ee? Se po i pati blerë në Lushnjë nuk do të diskutohej ëëë? Në këtë foto kam dosjen plot dokumenta të fondacionit që sot në 40 gradë e kusur duhet të mbaja radhë, për ti patur!
Kam dy bukë që do ua çoj mamasë timë në plazh po sot, sa janë ende të ngrohta. Vetë i bleva, vetë mbajta qeset se nuk kam shërbëtor dhe as nuk do kem ndonjëherë. Sa të kem rini e forcë për të bërë çdo gjë vetë. Dhe çanta ime e kombinuar shumë bukur me veshjen sepse fundja jam vajzë e re dhe pjesë e TV dhe medias ku imazhi ka padiskutim rëndësi. Por kjo s’do të thotë që një byrek i blerë në lagje, në Lushnje apo i bërë nga gjyshja dëmton. Fallsitet në karakter dhe stisjet janë ato që mbajnë erë gjizë! Big up për të gjitha vajzat që po ia dalin në jetë me forcë e kurajo!”,-përfundon postimi i saj në rrjete sociale.