Bota e muzikës nuk ka vetëm dashamirësi por dhe pakënaqësi midis kolegëve. Jo gjithmonë puna e dikujt mund të jetë e pëlqyeshme për veshin e një kolegu tjetër. Një rast i tillë ka ndodhur pikërisht me një nga këngëtarët e mirënjohur të skenës muzikore shqiptare, Elgit Doda. Ditën e sotme një postim i tij na ka “surprizuar” paksa. Ai ka shkruar në “Instastory”: “Ti o njish, mos këndo më se do të hysh në burg për ndotje akustike”. Vallë më kë ta ketë Elgiti? Kohët e fundit është vënë në qendër të vëmendjes për aludimet për një marrëdhënieje të mundshme mes tij dhe bukuroshes, Klea Huta./revistawho.com