Shqipe Hysenaj, një nga konkurrentet më të diskutuara të “Përputhen” është rikthyer mbrëmjen e sotme në “Përputhen Prime”, për të sqaruar gjithçka pas debateve publike e sulmeve në rrjete sociale.
Shqipja theksoi se e gjithë “lufta” e saj ka qenë me konkurrentët e jo me produksionin.
“Top Channel është një nga televizionet më të mira në Ballkan. Skam pasur kurrë asgjë asnjëherë me televizionin, as me emisionin gjithashtu. Sulmet e mia kanë qenë drejt konkurrentëve, sepse e dija se ç’ndodhte në prapaskenë dhe prandaj më ka ardhur alterimi se pse gjërat duhet të bëheshin pas dhe jo para publikut. Këtu me vërtetë ka pasur përputhje Tea dhe Bearti, si dhe Andi Melisa. Unë me Top Channel dhe me programin s’kam pasur gjë, e kam pasur vetëm me konkurrentët”-tha Shqipja.







