Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër  07/12/2025
Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz? 07/12/2025
Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore! 07/12/2025
Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë… 07/12/2025
Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti? 07/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

SHQIPERI-MAQEDONI/ Flasin autorët e golave Sadiku- Balaj, thumbojnë trajnerin De Biasi

06/09/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
SHQIPERI-MAQEDONI/ Flasin autorët e golave Sadiku- Balaj, thumbojnë trajnerin De Biasi

Bekim Balaj ka qenë autori i mrekullisë të kuqezinjve në Shkodër, duke i siguruar tri pikë të arta në vijimin e çuditshëm të ndeshjes me Maqedoninë. Sulmuesi, në prononcimin e tij për “SuperSport”, nuk ka ngurruar të lëshojë një thumbin ndaj trajnerit De Biazi rreth aktivizimit të tij. “Të them të drejtën ishte emocion, jo vetëm se shënova një gol të rëndësishëm, por edhe arrita të shënoja në ‘Loro Boriçi’, ku kam hedhur hapat e parë si futbollit. Jam i gëzuar që u dhashë emocion të gjithë shqiptarëve”, tha sulmuesi. “Dëshira është të luajmë e shënojmë sa më shumë, por është trajneri që vendos, unë sa herë kam hyrë në fushë, kam dhënë maksimumin”, tha ai. “Por golat nga sulmuesit vijnë po të jesh në fushë, pasi nga pankina nuk ke si shënon. Shpresoj të luaj dhe shënoj sa më shumë, por është trajneri që vendos”, vijoi ai. Me humor, Balaj komentoi edhe golin e shënuar dhe atë çfarë kishte ndodhur një natë më parë. “Me kokë apo me sup? Pak rëndësi ka me çfarë e shtyva topin, përfundoi në rrjetë. Një natë më parë, unë Sadiku dhe Roshi përfunduam në një dhomë bashkë. Kaloi aty pranë presidenti Duka dhe na pyeti se pse po qëndronim të tre në një dhomë se do rrinim gjithë natën duke biseduar. I thamë ‘pa problem se po përgatitim skemën e golit’”, ishin fjalët e sulmuesit. Duke iu kthyer ndeshjes, Balaj theksoi se një ditë më parë, Shqipëria kishte pasur mundësinë që të realizonte një gol, por i kishte ikur takimi nga duart. “Po ta shohim ndeshjen nga fillimi, e nisëm mirë pjesën e parë, pastaj sikur u qetësua. Maqedonia nuk na rrezikoi aq shumë. Por pas shënimit të golit të Maqedonisë na mungoi forca reaguese”, ishte analiza e tij. Balaj foli përsëri për konkurrencën e madhe në kombëtare. “Në sulm konkurrenca ka qenë e lartë, në shumë ndeshje u alternuam me Çikalleshin, kemi bërë ndeshje të mira. Por pastaj Sadiku bëri ndeshje të mira dhe arriti të shënojë në Europian. Ka konkurrencë të lartë mes shumë sulmuesve dhe është trajneri që vendos se cili është më efikas. Goli i fitores në Portugali dhe një tjetër për fitoren në Shkodër? Ndoshta është një rastësi, por shpresoj të mos jetë, me këtë fillim të mbarë të kualifikohemi për në Rusi”, tha ai.





Sadiku: Kemi vuajtur këtë natë, me Balajn ndihem mirë

Autori i golit te pare te ndeshjes, Armando Sadiku shprehet se nata e mbremshme ka qene e veshtire per te gjithe futbollistet kuqezinj, shkruan “Panorama”. Ai thote se ndihet mire me Balajn ne vijen e pare te sulmit.


Ku u ndjeve më mirë, te cili gol me Rumaninë, apo Maqedoninë?

Te goli i Balajt sepse e kemi vuajt pak këtë natë, kemi luajtur pak, hoteli, gjithë gjërat dhe e rëndësishme është tre pikëshi. Unë bëj detyrën time si e kërkon trajneri, sulmuesi është për të shënuar sidomos me ekipin. Skema dihet që është pak difensive, bëhet një detyrë për mua që të shënoj.

Në 90 minuta luajte me Balajn dhe Gashin, me cilin ndiheshe më mirë?

Me të gjithë kemi luajtur, për mua ska rëndësi kush luan, por në fushë të japim maksimumin, sipas skemave që na jep trajneri, çfarë luaj unë, Gashi, apo Balaj, është njësoj.

Balaj thotë se me Sadikun ndihemi shumë mirë, e ndoshta Balaj-­Sadiku duhet të jenë sulmi i kombëtares, si mendoni?

E vërtetë që kemi luajtur qysh herët, mbrëmë kemi fjetur në një dhomë.

Dukesh pak si i fikur, jo entuziast, ç’ka ndodhur, të ka lënë Balaj pa gjumë?

Nuk duhet me qenë entuziastë, vijnë ndeshje të tjera shumë shpejt.

Tags: Balajkombetarjasadiku
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post
Silva Gunbardhi e sigurt në vetvete, shfaqet pa make-up…

Silva Gunbardhi e sigurt në vetvete, shfaqet pa make-up...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera