Pa filluar ende mirë loja ka ardhur edhe goli i parë nga kuqezinjtë. Ka qenë qendër sulmuesi Armando Sadiku ai që ka shënuar golin e parë dhe që ka ngritur peshë zemrat e tifozëve në stadiumin “Loro Boriçi”.
Rreth 18 mijë tifozë kanë “pushtuar” stadiumin duke dhuruar një atmosfere elektrizuese.