Në profilin e tij postimi i fundit është bërë më 24 gusht. Pasi mori 701 urime për ditëlindjen, faqja e tij ra në heshtje. As foto, as story, as komente… Por sigurisht asgjë për t’u çuditur. Ja që Flori Mumajesi e ka këtë fat. Në kulm të luftës për follow, like, reach e më the të thashë ai ka luksin të zhduket edhe për muaj të tërë dhe pastaj të shfaqet kur të dojë e të ketë po atë vëmendje që ka pasur, në mos më shumë. Ja kështu do ndodhë edhe sot.
Në orën 20.00 Flori do shfaqet për të na prezantuar me projektin e tij të ri, fiks siç ndodh zakonisht në dhjetor. Çfarë do ndodhë? Skenar i parashikuar: lajme pa fund, komente, like dhe repost nga kolegët. Se ç’ka sajuar këtë herë, presim orën 20.00. Shshshsht… Flori po rikthehet.








