Jonida Aliçkolli është një nga zërat më unikë që Top Albania Radio ka. Besoj se të gjithë e keni dëgjuar dhe ndani të njëjtin mendim me ne. Në një intervistë për “Interview” ajo ka dhënë lajmin që është sërish shtatëzënë, por është akoma herët për të kuptuar nëse Mia do të bëhet me motër ose vëlla. Simpatikja, Jonidë me një buzeqeshje që i vjen rishtazi në çdo fjalë shprehet që mezi po e pret dhe frytin e dytë të dashurisë së kurorëzuar pak kohë më parë me bashkëshortin e saj, Andi.