Mbrëmjet e gjejnë ndonjëherë Rudina Dembacaj përballë telefonit për t’ju përgjigjur pyetjeve nga më të ndryshme të ndjekësve, që nga raporti me Markun, lidhjen e tyre, televizionin apo teatrin. “Me çfarë po merresh artistikisht?”, e pyeti një prej ndjekësve Rudinën, e cila së fundmi ndau ca të reja, por pa shumë detaje.
“Teatri është i mbyllur, në televizion do kthehem në shtator. Tashmë artistikisht , thjesht jetoj”, ka shkruar Rudina, duke e lënë surprizë faktin se në cilin televizion do të rikthehet dhe me çfarë projekti.

Pyetjeve për Markun nuk i ka shpëtuar edhe kësaj here, por bukur, shkurt dhe qartë Rudina ka thënë se ai është thjesht një mashkull me fat për të./revistawho.com








