Teksa dimë që Ferma Vip nis së shpejti, në fakt nuk dihet se çfarë i pret personazhet brenda saj. Çfarë do të bëjnë ata brenda fermës? Do hanë, do flenë, do punojnë, do kenë sfida? Të gjitha bashkë. Janë zbuluar disa detaje interesante.
Shtëpia ku do të bashkëjetojnë personazhet do të jetë rreth 450 m2, është e vendosur në qendër të një toke prej 9 mijë m2.
Bri saj një shtëpi tjetë më e vogël që është konceptuar si shtëpia e Agait, ai që do të gjejë mënyrat për të udhëzuar fermerët. Shtëpia e sfiduesve, “fakirëve”, me të njëjtat parametra si ajo e Agait, rreth 20 m2. Ka stallë për kafshët me 6 hapësira të veçuara, serë perimesh, parcela lulesh, një liqen të vogël dhe… të tjerat mbetet t’i zbulojmë./M.M