Kohët e fundit Nicki Minaj dhe Lewis Hamilton po përfliten për një histori dashurie. Si për të përforcuar më shumë dyshimet, ata të dy kanë publikuar fotografi nga një udhëtim në Dubai. Nicki postoi në rrjete sociale një foto duke bërë xhiro me Lewis në shkretëtirë.
Më pas edhe piloti i ‘Formula 1’ publikoi një fotografi me këngëtaren. Ky udhëtim me njëri-tjetrin, vjen pasi dyshja u shfaqën bashkë gjatë javës së modës në New York. Madje ata të dy pozuan bashkë dhe Minaj i vendosi duart në kraharorin e Hamilton. Në fakt nuk është ende e qartë nëse të dy janë në një marrëdhënie apo janë thjesht shokë, megjithëse shumica mendojnë se kanë nisur një histori dashurie. Në një emision të fundit, Minaj zbuloi se në jetën e saj është dikush, por nuk preferoi të jepte shumë detaje. /revistawho.com