Një nëna dhe tre fëmijët humbën jetën në një aksident rrugor pasi u përplasën me një kamion që drejtohej nga një shofer polak. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Berkshire të Britanisë së Madhe e është raportuar nga mediat e të gjithë botës ne gusht. Tracey Houghton, 45-vjeçe dhe fëmijët e saj Ethan Houghton, 13, Josh Houghton, 11, dhe Aimee Goldsmith, 11, humbën jetën pas përplasjes fatale. Automjeti i tyre u shkatërrua plotësisht nga kamioni i madh që drejtohej nga 30-vjeçari Tomasz Kroker dhe që në atë moment po merrej me telefonin e tij. Kroker u dënua me 10-vite burg për aksidentin e shkaktuar që i mori jetën 4 personave. Ngjarja ka ndodhur në muajin gusht por vetëm ditën e djeshme u dënua autori i tragjedisë.
pamje nga aksidenti
autori