Mbrëmja gala që do të rihapë Teatrin e Operas dhe Baletit, tërësisht të rinovuar do të sjellë në Tiranë edhe emrat më të shquar të skenave botërore. I ftuari special i konfirmuar është Placido Domingo, po sigurisht në këtë natë speciale s’do mund të mungojnë as yjet shqiptarë.
Ermonela Jaho ka pohuar se nuk do t’i mungojë mbrëmjes madhështore, përmes një video ku duken dhe mjediset e reja të TKOBAP.
“Shumë e lumtur që të marr pjesë në hapjen e teatrit tonë kombëtar të Operas dhe Baletit, në mes të artistëve të mi bashkëkombas dhe me pjesëmarrjen e legjendës së operas botërore Placido Domingo. Një falenderim i madh për të gjithë ata breza artistësh që kontribuan në themelimin dhe krijuan traditën e këtij institucioni. Një falenderim i veçantë për të gjithë ata që ideuan dhe realizuan këtë projekt. Kur punojmë të gjithë së bashku drejt të njëjtit qëllim, asgjë nuk është e pamundur, shkruan Jaho.
https://www.instagram.com/p/CTjwe_KDcv0/?utm_medium=copy_link
Për të zbuluar gjithë surprizat do të duhet të presim datat 15-16 shtator, atëherë kur do të zbulohen gjithë surprizat e paralajmëruar më parë. /revistawho.com