Mërkuri Retrogradë mbaroi, por tani ndikime kemi nga Hëna e plotë. Është koha që të arrijmë qëllimet tona, planet dhe të flasim hapur.
Dashi – Është koha t’i tregoni botës kush jeni. Keni kaluar shumë situata emocionale për të arritur këtu. Lërini pas gjërat që s’ju duhen më.
Demi – Është koha të shprehni veten dhe të tregoni se vleni. Duke dhënë opinionin tuaj, do rrisni reputacionin.
Binjakët – Po kaloni një transformim dhe ndryshimet do fillojnë të ndihen tani. Do jeni më të qartë për drejtimin që do merrni. Jini të duruar.
Gaforrja – Përgjigjet që kërkon janë rrugës. Tani do jetë më e lehtë për ju për të folur dhe për t’u dëgjuar. Njerëzit e dashur do t’i keni pranë.
Luani – Intuita juaj është e saktë prandaj kushtojini vëmendje. Rutina juaj po ndryshon dhe duhet të keni besim e të ecni me rrymën.
Virgjëresha – Mos kini turp të tregoni veten dhe të shkëlqeni. Kur të lejoni mundësitë që ju jepen do shpërbleheni me mirënjohje dhe respekt.
Peshorja – Mund të keni vështirësi në familje, por duhet të dini se njerëzit me të cilët jeni rritur janë ata që do t’ju ndihmojnë për të gjetur veten tuaj.
Akrepi – Mos e nënvlerësoni rritjen që keni patur kohët e fundit. Keni punuar shumë dhe jeni transformuar prandaj është koha të lulëzoni.
Shigjetari – Suksesi është pranë dhe ndryshimet po ashtu. Të gjitha vështirësitë ja kanë vlejtur sepse sot keni arritur shumë.
Bricjapi – Keni qenë të fortë dhe nuk i keni shprehur emocionet, po tani do çliroheni. Edhe nëse izoloheni, do kuptoni që miqtë ju duhen.
Ujori – Kjo Hënë e plotë mund t’ju lërë me shumë pikëpyetje. Lëreni veten në të panjohurën. Po vijnë ndryshime. Kujdeskë mbani afër.
Peshqit – Talentet tuaja janë piedestal, por mos u shqetëso nëse dikush nuk ju pëlqen. Rëndësi ka që të shfaqni veten dhe njerëzit do t’ju vlerësojnë.








