Përgatitjet për festa duket se kanë nisur prej ditësh edhe në shtëpinë e moderatores së njohur, Arbana Osmani. Ajo ka ndarë herë pas here momente të ndryshme duke gatuar dhe organizuar mbrëmje festive për më të dashurit e saj.
Së fundmi Arbana ka ndarë disa video në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku duket se është duke përgatitur kulaçin e Vitit të Ri së bashku me babin dhe djalin e saj, Joni. Ajo çfarë bie në sy është ambienti mjaft i ngrohtë në shtëpinë e moderatores, ku duket se e gjithë familja është bërë bashkë për të shijuar festat këtë fundvit.
Me siguri këto pamje do ju sjellin dëshirën të gjithëve për të qenë pranë më të dashurve tuaj këto ditë festash./revistawho.com