Kiara Tito ka publikuar rrallëherë foto me mamanë e saj, duke e mbajtur vëmendjen e ndjekësve larg njerëzve të saj më të dashur.
Megjithatë së fundmi, moderatorja ka zgjedhur ta urojë publikisht mamanë e saj në ditën e lindjes. Kiara ka ndarë një foto pranë saj, krah të cilës ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen mam”.
Ajo çfarë bie në sy është fakti se Kiara duket sikur ka pozuar me shoqen e saj, pasi të dyja vajzat shfaqen të kuruara deri në detaje.
Kujtojmë se shumë shpejt Kiara ka lajmëruar se do të rikthehet në ekran me një format të ri televiziv, i cili lidhet me modën dhe të apasionuarit pas saj./revistawho.com