Douglas e Catherine Zeta-Jones kanë shijuar disa ditë pushime në mal. Përmes fotove të publikuar në rrjetet sociale, ato shfaqen të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit pas 15 vitesh martesë. “Pushime Pranverore”, ka shkruar 71 vjeçari Douglas në profilin e tij në “Facebook”. Ndërsa, aktorja Catherine Zeta Jones ka publikuar në ‘Instagramin’ e saj një fotografi nga pushimet e tyre. Martesa e Douglas dhe Jones, duket se është forcuar edhe më shumë pas ndarjes që çifti pati në vitin 2013.