Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Si është historia e pranimit të Gjonit në Festivalin e RTSH-së që u bë virale sot?

23/05/2021
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Si është historia e pranimit të Gjonit në Festivalin e RTSH-së që u bë virale sot?

Gjon Muharremaj, ose siç tashmë e njohim me emrin e artit Gjon’s Tears arriti të fitonte vendin e tretë në “Eurovision”, si dhe u shpall artisti më i votuar nga juria. Ndonëse Gjoni përfaqësoi Zvicrën ai ka shprehur dëshirën që të përfaqësonte edhe vendin e tij të lindjes, Shqipërinë. Madje sot qarkulloi në rrjet një video nga intervista e Gjonit, i cili shprehej se produksioni i Festivalit të Këngës i kishte thënë se nuk kishte më vend pasi artistët ishin përzgjedhur.





“Unë aplikova në Zvicër me artistët e Zvicrës, por një javë para aplikimit të këngës më ka thirrur Alketa Vejsiu dhe më ka ftuar që të shkoj atje [Festivali i Këngës] dhe të përgatisja një këngë. Faktikisht kisha aplikuar për Zvicrën dhe u telefonova [organizatorëve] dhe u thashë që ‘a jeni të sigurt që do më merrni mua, sepse është dhe Shqipëria…’ dhe më kanë thënë, ‘shko edhe te Shqipëria që do, ne duam që ti të shkosh sa më larg, qoftë me ne qoftë me Shqipërinë’. Më ka thënë produksioni i Shqipërisë që nuk kishin më vend për ta bërë festivalin. Më kanë telefonuar dhe më kanë thënë përgatit një këngë për të enjten, kisha vetëm katër ditë për ta kompozuar. Prandaj i thashë edhe Zvicrës që a mund ta marrin ata dhe këngën time, sepse nuk kam si shkoj pa këngë. U thashë nëse mund të aplikoja me këtë këngë [“Répondez-moi”] dhe më thanë “po”. Të enjten më kanë thënë që ‘i kemi 25 artistë dhe duhet që Festivali i Këngës vetëm me 20’.”

Bëhet fjalë për kohën kur Festivalin e drejtonin Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Vejsiu është kontaktuar nga “Anabel” dhe është shprehur: “Gjoni ka qenë jashtë date atëherë për pranimet, mesa mbaj mend. Unë doja shumë që Gjon të ishte pjesë. Mendoj që është një talent absolut. I kam propozuar të jetë i ftuar si “zërat e të ardhmes”. Ishin bërë zgjedhjet e artistëve dhe ishte jashtë kohe ardhja e këngës dhe për më tepër në frëngjisht. E kam kontaktuar personalisht sepse e konsideroj një talent me një zë dhe stil unik, por ishim jashtë kohe. Procedurat e RTSH-së janë pak rigoroze; kjo nuk vë në diskutim talentin e këtij artisti, të cilit uroj t’ja dëgjoj zërin sa më lart. Nëse do ta ribëja Festivalin, do ta ftoja me kënaqësi.”


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
Kënga e Florit dhe Klajdit në “Kënga Magjike” fsheh një histori personale

Kënga e Florit dhe Klajdit në “Kënga Magjike” fsheh një histori personale








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera