Dashi – Nuk ka asgjë të keqe t’i merrni gjërat ngadalë. Nuk keni pse të nxitoheni në një marrëdhënie të re, por më mirë të njihni mirë personin. Këtë javë merrni kohë t’i mendoni gjërat, qoftë nëse po njihni dikë, nëse jeni në një lidhje të re apo nëse jeni në një lidhje të gjatë. Mendoni nëse ja vlen kjo zgjedhje për ju pastaj veproni.
Demi – Jeta juaj dashurore duke e mërzitshme tani për tani. Edhe nëse jeni beqarë, në kërkim të dashurisë apo të lodhur me lidhjen aktuale, këtë javë veproni. Komunikoni në rrjete sociale, dilni me dikë që ndoshta nuk është tipi juaj, provoni diçka të re me partnerin tuaj. Do habiteni sesa freskuese është kur ndryshoni ritmin.
Binjakët – Keni qenë shumë emocionalë kohët e fundit dhe këtë javë kërkoni më shumë një lidhje kuptimplotë. Nuk do pranoni asgjë tjetër sesa një lidhje të vërtetë. Është koha të dilni në një takim dhe të ndjeni emocione.
Gaforrja – Është koha të jeni në një marrëdhënie të vërtetë. Jeta juaj dashurore është në një pikë kritike dhe duhet të merrni një vendim. Është koha të keni diçka serioze dhe duhet ta konsideroni këtë. Merrni kohën tuaj dhe në fund të javës do e kuptoni çfarë duhet të bëni.
Luani – Është koha juaj të dilni në takime me njerëz të rinj apo të kaloni kohë me partnerin. Këto do ndodhin në fillim të javës pasi më vonë do ndiheni të lënë pas dore. Nëse keni një lidhje të gjatë dhe të fortë, nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
Virgjëresha – Fundjava do jetë fantastike për të flirtuar dhe për të gjetur partner. Nëse dilni nga zona e komfortit kjo javë do jetë e mrekullueshme. Merrni ju iniciativën për të njohur dikë të ri.
Peshorja – Nëse jeni beqarë kjo javë do të jetë e thjeshtë për të gjetur partner pasi do ndiheni shumë tërheqës. Kënaquni këtë javë, por mos pretendoni lidhje afatgjata nëse angazhoheni në marrëdhënie të shpejta.
Akrepi – Jeta në shtëpi është bërë stresuese prandaj këtë javë duhet të dilni dhe të shijoni. Ftoni miqtë dhe argëtohuni pasi papritur mund të gjeni dhe dikë që do t’ju pëlqejë shumë.
Shigjetari – Këtë fundjavë jeta juaj dashurore nuk do të jetë dhe aq e mirë. Në fillim të javës është koha e duhur për të komunikuar në rrjete sociale dhe njohur njerëz të rinj. Është koha të relaksoheni dhe të fokusoheni tek vetja.
Bricjapi – Fundjava nuk është më e mira për jetën tuaj dashurore, por java që vjen do të jetë spektakolare. Urani, planeti i surprizave do të ndriçojë romancën, seksin dhe qejfin. Do jetë koha e duhur për të ndryshuar statusin tuaj.
Ujori – Fillimi i javës do të jetë i mirë për të komunikuar me të tjerët, por i vështirë për të qenë pranë partnerit. Saturni, planeti i bllokimeve është në shenjën tuaj dhe do t’jua bëjë pak të vështirë. Ndoshta është koha të komunikoni më hapur me partnerin tuaj.
Peshqit – Këtë fundjavë është kohë e mirë për të dalë, për të bërë qejf dhe pse jo për të gjetur dikë. Gjatë javës do merrni guximin dhe të ftoni dike për të dalë.Është koha juaj!