Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet 25/12/2025
Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro!  25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Si lindi “Hostel by Anabel”, seriali ‘hit’ i kësaj vere? Rrëfehet krijuesja Dalina Buzi: Mësova se…

13/08/2018
in Intervista, Vetëm në WHO
Reading Time: 6 mins read
A A
Si lindi “Hostel by Anabel”, seriali ‘hit’ i kësaj vere? Rrëfehet krijuesja Dalina Buzi: Mësova se…

Dalina Buzi, themeluesja dhe drejtuesja e revistës së parë online në Shqipëri, “Anabel.al”, rrëfen në një intervistë për “revistawho.com”, projektin më të fundit të shkruar prej saj “Hostel by Anabel”, që megjithëse u prezantua në një ‘sezon të vdekur’ për televizionet korri sërish shumë sukses duke u kthyer në një nga më të komentuarit e kësaj vere. Po si lindi “Hostel”, si u përzgjodhën vajzat dhe çfarë mendon Dalina se e bëri të suksesshme këtë formulë… Përgjigjet i merrni në vijim!





Nga lindi ‘Hostel by Anabel’?

‘Hosteli’ ishte një ide që sillej vërdallë në mendjen time për një kohë të gjatë, por jo specifikisht kështu siç është sot. Unë kam pasur gjithmonë dëshirë ta kaloja ‘Anabel’-in në ekran, duke qënë se ndaj të njëjtin pasion dhe kam njësoj eksperiencë si në shtypin e shkruar ashtu edhe në median vizive. Gjithçka nisi që kur hyra tek zyrat e reja në Bllok, të cilat i dizenjova vetë dhe i projektova për një program televiziv, edhe pse nuk e dija ende se çfarë do të ishte ai. Më pas stafi i gazetarëve dhe i bashkëpunëtorëve të tjerë mori një formë shumë interesante, zyrat u mbushën nga vajza mendjehapura, të çlirëta, pa paragjykime dhe me shumë humor. Dhe ishin këto goca, që më në fund më shtynë të merrja vendimin për të bërë diçka në kamera.


Fillimisht doja të bëja diçka të thjeshtë, një tip talk-show pa shumë shpenzime në internet, por më pas, kur ‘INTV’ u ofrua për bashkëpunim, e mora më seriozisht dhe papritur nga diçka “modeste” kaloi në një produksion të mirëfilltë televiziv.

‘Hostel’ ka pasur ‘feedback’ shumë të mirë, çfarë mendon se i tërheq njerëzit?

Realisht komplimentet që kam marrë nga ky emision të jem e sinqertë “të bëjnë me turp” sepse janë shumë të mira. Mesa duket njerëzit, sidomos grupmosha 16-35 vjeç kishin nevojë të shihnin diçka që t’u ngjiste, diçka që përkon me të përditshmen e tyre, që nga temat që trajtohen deri tek mënyra e komunikimit dhe e lirshmërisë në këtë komunikim.

Unë kam besuar gjithmonë që shqiptarët janë të hapur, më të hapur se ç’mendojmë ne, por ata duhet të kenë besim aty ku flasin dhe duhet të gjejnë formatin e duhur ku dhe si të shprehen. Ndoshta “Anabel” si brandname me faqen e saj në ‘Facebook’ ku ka ndarë prej gati 10 vitesh, me qindra-mijëra letra apo më pas me ‘Instagram’-in ku i mëshoi humorit të përditshëm “mes gocash”, e ka fituar tashmë këtë besueshmëri dhe të rinjtë që erdhën të rrëfehen për dashuritë e tyre, morën pjesë në eksperimente “Dating”, vajza që folën për alkoolin, për meshkujt, për seksin si asnjëherë më parë, erdhën fillimisht tek “Anabel” dhe pastaj tek një program televiziv. Pastaj vajzat me auto-ironinë e tyre e kanë bërë më të thjeshtë, sepse duke “u tallur me veten” rrjedhimisht, bëhesh më popullore dhe më e afërt me njerëzit.

A do të ketë sezon të dytë të ‘Hostel’?

Patjetër që do të ketë një sezon të dytë dhe që tani kemi nisur të mendojmë edhe pse eksperienca jetësore (të paktën në Anabel) na ka treguar se formatet mund të ndryshojnë deri në minutë të fundit (qesh). Por i dyti do të jetë më i gjatë.

Ti ke punuar prej vitesh me ‘Top Channel’ dhe ‘TV Klan’. Përse nuk e çove ‘Hostel’ në një televizion kombëtar?

Pikërisht se kam pasur fatin të punoj me televizionet më të shikuara në Shqipëri dhe programet me shikueshmërinë më të lartë, doja që t’i futesha një sfide të re: Të bëja një program vetëm për internet. Doja t’i provoja vetes se interneti ka një fuqi të jashtëzakonshme dhe nëse është diçka e bukur dhe ka sukses, ajo mund të ecë kudo. Plus që online, unë do të kisha mundësi që ta përmirësoja dhe ajo që është më e rëndësishmja për mua në këtë pikë, pas 15 vjetësh eksperiencë, doja të kisha liri të plotë kreative. Më pas erdhi takimi me ‘INTV’ dhe më joshi fakti që do të transmetohej në një program që ka target-grupin tonë.

Përzgjedhja e vajzave protagoniste të “Hostel” ka qënë e rastësishme, pra ke marrë ato që punojnë tek ty, apo ke zhvilluar audicione?

Të gjitha vajzat kanë vite që punojnë pranë ‘Anabel’. Megi, Viola dhe Dea kanë patur edhe eksperienca të mëparshme në kamera: Megin dhe Violën i kisha testuar tek një mini-serial “Kemi njëri-tjetrin” dhe Dean në tutoriale make-up-i. Megi dhe Dea, patën gjithashtu një eksperiencë të rëndësishme në backstage-in e “Kënga Magjike”. Albertën e doja sepse më pëlqen mënyra e saj e të menduarit, ka shumë batuta dhe një lloj qetësie që ekuilibron energjinë dhe entuziasmin e Megit apo Violës. Ana ishte gazetarja më e re në staf dhe më tërhoqi që në fillim jo vetëm me pamjen e saj, por edhe me sinqeritetin prej fëmije që ka dhe lirshmërinë me të cilat ajo i thotë dhe i ndan mendimet e saj. Të gjitha vajzat sjellin ngjyrat e tyre dhe janë krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, por në fund ndajnë të njëjtin mentalitet të hapur dhe të njëjtën etikë pune dhe mbi të gjitha; janë të mira e me këmbët të ngulura në tokë.

Megi Pojani duket se ka bërë dallim mes vajzave dhe duket sikur përfshihet më shumë në kontent dhe njerëzit përmendin më shumë emrin e saj. A është ajo protagoniste e qëllimshme? Si ndihen vajzat e tjera për këtë diferencim që i është bërë?

Dëgjo, çdo lloj grupimi shoqëror, qoftë edhe një shoqëri e vogël mes 3-4 vajzash, ka gjithmonë dikë që si të thuash “udhëheq” me entuziasmin e saj dhe karizmën. Unë në shoqërinë time kam qënë gjithmonë më shumë “Alberta”, nuk kam qënë kurrë nga ato që flisnin me këdo, bënin shaka, flirtonin hapur, këndonin me zë të lartë, nuk kishin ndrojtje, etj. Megi është shumë ekstroverte edhe jashtë kamerës (siç shumë mund ta kenë vënë re në ‘instagram’) dhe ndaj kjo lloj natyrshmërie gjithmonë bie në sy edhe në kamera. Të gjithë vajzat kanë momentet e tyre individuale të shkëlqimit, por në grup, bëjnë dallimin gjithmonë më ekstrovertët. Dhe e mira e gocave të  “Hostel” është se të gjitha e njohin mirë veten e tyre dhe janë shumë OK me pozicionin e tyre. Madje marrëdhënia mes tyre është edhe një leksion i mirë për çdo shoqëri vajzash: Në vend që të luftojmë njëra-tjetrën, ne duhet të pranojmë njëra-tjetrën siç është dhe të jemi rehat me veten dhe me atë çfarë mund të japim.

‘Hosteli’ ka shumë krijimtari. Sa veta ke në staf që shkruajnë?

“Hostel” është vërtet program shumë i vështirë dhe nga eksperienca ime televizive ky është programi më i vështirë që unë kam realizuar ndonjëherë. Për më tepër që ky program xhirohet në kohë reale, që do të thotë minimumi çdo ditë këtu punohet 16 orë.

Stafi është i vogël, por është shumë profesionist dhe ajo çfarë adhuroj më shumë në këtë projekt, është fryma e ekipit. Sado i mirë mund të jetë skenari im, ai nuk do të shkëlqente kurrë nëse do të keqmenaxhohej nga vajzat apo nuk do të përkthehej siç duhet në ekran nga regjisori Endri Delisula dhe stafi i tij. Sekreti i “Hostel” qëndron tek natyrshmëria e vajzave. Në rast se unë do të bëja një skenar me në mendje vajza të lirshme, pa komplekse dhe Alberta, Megi, Dea apo Ana, nuk do të ishin të tilla, atëherë ju garantoj që e gjithë puna do të më kthehej kundër. Njerëzit janë shumë të mençur dhe e nuhasin fallsitetin me kilometra larg dhe jam e lumtur që deri tani, askush nuk na ka kritikuar për ndonjë “shtirje”. Dhe diçka tjetër që dua ta theksoj: I gjithë humori është shkruar nga femra. Jo se kam ndonjë gjë kundër meshkujve – sepse ne bashkëpunojmë në mënyrë fantastike me ta – por sepse komedia në përgjithësi në Shqipëri, zotërohet nga gjinia mashkullore dhe “Hostel” provoi që as në këtë fushë, nuk ka dallime.

Cili do të ishte komplimenti më i madh që mund të të bënin për ‘Hostelin’?

Shumë vetë na thonë çdo ditë “Zgjateni dhe pak” ose “Mezi presim të Hënën”. Ka edhe shumë që na shkruajnë “E pashë serinë disa herë se nuk ngopem”. Të krijosh një kontent që njerëzit e duan, ky është komplimenti më e i madh dhe e dini pse? Sepse ky program u krijua me njerëzit në mendje. Dëgjuam ata, pastaj u ulëm dhe e hartuam së bashku me gocat e ‘Anabel’.

Cili është mësimi më i mirë që ke marrë nga kjo eksperiencë?

‘Hostel’ më provoi atë që unë e thoja shpesh, gati çdo ditë në punën time: Nuk ka kurrë rregulla për ta bërë një gjë të mirë që njerëzit do ta duan.

Nisëm të transmetonim një program “industri e rëndë” në sezonin veror, që quhet “sezon i vdekur” për televizionet, në një ditë të zakonshme (E hënë), në një orar jo-primetime (Ora 17:00), nuk ftuam asnjë VIP, shpërfillëm çdo lloj dëshire për të gjeneruar përmbajtje për lajme portalesh (edhe pse kemi vetë një portal), patëm shumë pak promocion mediatik (shkrime për ‘Hostel’ nga media të tjera) në krahasim me shumë spektakle të tjera televizive dhe prapë besoj se ja dolëm. Leksioni që unë mora është leksioni më i rëndësishëm në krijmtari: Kontenti dhe Vërtetësia kanë vlerë! / revistawho.com

Tags: AnabelDalina BuziHostel By Anabelprogram
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Supernova: Modë, forcë, identitet!
Breaking News

Supernova: Modë, forcë, identitet!

19/08/2025
Bukuri, fuqi dhe harmoni: Ju prezantojmë “Global Woman Beauty”!
Breaking News

Bukuri, fuqi dhe harmoni: Ju prezantojmë “Global Woman Beauty”!

15/07/2025
Next Post
Rregullat janë rregulla, familja mbretërore detyron Meghan të ndryshojë edhe mënyrën e të folurit

Pas babait shpërthen e motra: Meghan është arrogante dhe e shtirur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera