Kushi dhe Arnav gjejnë bashkë në të njëjtin restorant, krej rastësisht Akashin dhe Pajalin të cilët po përjetojnë momente dashurie. Ata shokohen të dy kur shikojnë krej papritur Akashin që i propozon për martesë Pajalit. Më pas kur ata ikin në shtëpi, Arnav çuditet kush shikon se Akashi është i mërzitur. Nga ana tjetër edhe Kushi gjithashtu e shikon Pajalin shumë të mërzitur.
Nisur nga kjo Kushi vendos të takojë sërish Arnavin në të njëjtin restorant.
Ata të dy vendosin të thurin një plan. Qëllimi i planit është që të bashkojnë sërish Akashin dhe Pajalin. Por ndërkohë Pajali e merr vesh për planin e tyre. Arnavi e siguron Kushin që do të përpiqet t’i bindë të gjithë njerëzit, familjen dhe të afërmit lidhur me martesën midis Akashit dhe Pajalit. Të shohim a do e mbajë Arnavi premtimin. A do arrijë dot ai të bindë Manoramën?/ revistawho.com