Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip! 14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav i thotë Kushit të konsumojnë natën e martesës, ja ç’do ndodhë nesër

20/12/2017
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav i thotë Kushit të konsumojnë natën e martesës, ja ç’do ndodhë nesër

Pajal bisedon me Kushin dhe mundohet ta qetësojë duke i thënë se është me fat që ka një burrë si Arnav pasi ai po e mbronte para gjyshes. Kushi thotë se nuk e ka parë kurrë këtë anë të Arnavit. Ajo shkon në dhomë dhe përqafon Arnavin. Kushi i kërkon të falur. Arnav i thotë se nuk ka arsye pse të kërkojë të falur. Kushi i thotë se i kërkoi të falur pasi e ka parë pa rroba. Arnav s’po kupton. Kushi i tregon një foto të tij bebe dhe vrapon nëpër dhomë që Arnav mos t’ja marrë foton. Të dy vrapojnë si të çmendur derisa bien mbi krevat dhe e thyejnë. Arnav dhe Kushi fillojnë duke qeshur. Manorama pyet shërbëtorin çfarë ndodhi dhe ai i thotë se krevati i Arnavit u thye. Kushi e dëgjon dhe skuqet. Më vonë Kushi i thotë Arnavit se ata janë të martuar por nuk i kanë kryer traditat. Arnav pranon t’i kryejë traditat e nevojshme. Mëngjesin e ditës tjetër Arnav i kujton Kushit se sot do konsumojnë atë që quhet si nata e parë e martesës. Akash vjen tek Arnav dhe e sheh të lumtur. Ai e pyet çfarë ka ndodhur por Arnav i thotë se thjesht është një ditë e bukur. Kushi është shumë e hutuar. Gjyshja i kërkon t’i japë ujë ndërsa Kushi e hedh ujin në gotën e mbushur me qumësht. Ajo madje ka veshur fustanin mbrapsht duke i bërë të gjithë të qeshin. Arnav i kujton sërish Kushit se sot do konsumojnë natën e parë të martesës. Kushi nga stresi fillon bën xhalebi shkruan revistawho.com. Gjyshja pyet sërish për Shamin dhe thotë se ka dy ditë që ajo ndodhet aty por ai s’ka ardhur. Arnav shkon tek ajo dhe i thotë se Sham s’do vijë. Gjyshja pyet pse dhe Arnav i tregon se e ka përzënë pasi ai ka tradhtuar Anxhalinë. Arnav largohet me nerva. Gjyshja shkon tek dhoma e Arnavit dhe i thotë se Sham duhet të kthehet pasi Anxhali është shtatzënë dhe ka nevojë për të. Gjyshja më pas i thotë: “Apo do që fëmija të rritet pa baba siç të ndodhi ty?” Arnav i thotë se u rrit pa prindër pasi babai i tij detyroi mamanë të vetëvritej dhe më pas vrau edhe veten. Ai thotë se nuk do e lejojë Shamin të bëjë diçka të tillë me Anxhalinë. Gjyshja i thotë se mamaja e tij bëri vetëvrasje pasi ishte një grua me karakter të dobët dhe që nuk kujdesej për familjen. Arnav nxehet dhe i thotë “Mjaft” duke i bërë të qartë mos ta përmendë më incidentin që ka ndodhur në të kaluarën. Gjyshja thotë se askush nuk mund ta harrojë të kaluarën. Arnav i thotë se Sham s’ka për të hyrë më në këtë shtëpi./revistawho.com.






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Operacione plastike? Këngëtarja shqiptare tregon të vërtetën: Ma kërkon kamera

Operacione plastike? Këngëtarja shqiptare tregon të vërtetën: Ma kërkon kamera








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera