Shital i thotë Kushit se nuk mund ta lërë Aravin dhe është më mirë që Arnav mos ta dijë të vërtetën. Ajo shkon tek shkolla e Aravit. Edhe Kushi niset për atje, Arav është i mërzitur pasi nuk ka baba që të marrë pjesë në konkursin që po zhvillohet në shkollë. Arnav shkon atje dhe i bie baterisë me Aravin. Ata fitojnë edhe konkursin. Arav nga gëzimi në një moment i thërrët Arnavit “Baba” dhe më pas kërkon falje. Kushi qan dhe ndihet keq që po e fsheh të vërtetën. Të gjithë kthehen në shtëpi. Shital i thotë Kushit se ajo nuk duhet ta çonte Arnavin në shkollën e Aravit sepse ato po lidhen akoma më shumë. Kushi vendos t’i tregojë Arnavit të vërtetën. Ajo shkon në dhomën e gjumit ku Arnav i ka lënë një letër dashurie dhe një trëndafil. Arnav afrohet ta puthë por Kushi largohet. Arnav i thotë se ata duhet të fillojnë të krijojnë familjen e tyre. Kushi i thotë Arnavit se Arav është djali i tij biologjik. Arnav nxehet dhe i thotë Kushit se ai dhe Shital nuk kanë pasur kurrë marrëdhënie intime. Kushi i tregon Arnavit testin e ADN-së shkruan revistawho. Në tavolinën e ngrënies Shital u thotë të gjithëve se nesër do largohen. Arav mërzitet. Më vonë Arnav shkon tek Shital dhe i thotë se e di. Shital i thotë Arnavit se nuk erdhi që t’i prishë martesën. Arnav thotë se Arav nuk është djali i tij. Shital i thotë se ai ishte i dehur kur ndodhi dhe ajo e mori vesh që ishte shtatzënë pak ditë pasi u ndanë. Arnav është konfuz. Kushi nuk do që Shital dhe Arav të largohen dhe mundohet ta bindë. Shital bie nga shkallët dhe thyen kyçin e këmbës. Kushi fajëson veten./revistawho.com