• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

“Si ta quaj këtë dashuri”, Sham i pamëshirshëm me babain e Kushit, ja ç’do ndodhë të hënën

Kushi kërcënon Arnavin që ai mos të largohet. Arnav nuk e dëgjon dhe Kushi fillon qan. Njerëzit e atij vendi nuk e lënë Arnavin të shkojë. Arnav kthehet. Kushi kërcen se mendon që Arnav e fali por Arnav ka në plan të hakmerret. Ai i thotë gruas që i mikpriti t’i gjejë një dhomë pasi ata janë burrë e grua dhe duhet të flenë bashkë meqë është dhe nata e parë e martesës. Kushi tmerrohet. Ajo fillon të thotë diçka por Arnav e merr në krahë dhe e çon tek dhoma. Kushi është e frikësuar. Arnav i thotë Kushit të largohet nga ky vend përpara se ai të zgjohet. Arnav largohet duke përplasur derën ndërsa Kushi ka frikë vetëm në errësirë. Babai i Kushit dëgjon Shamin duke folur me dikë në telefon. Sham thotë se do shkojë të takojë një klient ndërsa babai i Kushit e ndjek. Sham shkon në tempull dhe takon Anxhalinë. Arnav kujtohet që Kushi ka frikë nga errësira. Ai thërret Kushin por ajo është pa ndjenja. Arnav ndihet në faj. Ai e merr Kushin në krahë dhe e shtrin në krevat. Kushi zgjohet ndërsa Arnav kujdeset për të. Sham përcjell Anxhalinë ndërsa babai i Kushit vjen dhe i thotë atij se e kuptoi fytyrën e tij të vërtetë. Arnav dhe Kushi largohen nga vendi ku po qëndronin. Një makinë me disa djem i dalin përpara. Ata marrin Kushin. Arnav grindet me ta. Sham dhe Babai i Kushit debatojnë me njëri tjetrin. Babai i Kushit sëmuret rëndë por Sham nuk ja jep ilaçet dhe babai i Kushit bëhet më keq dhe bie në tokë./revistawho.com