Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kush e priste? Roberti dhe Nora kapen bashkë në një udhëtim për herë të parë pas divorcit 08/01/2026
Fjolla Morina bën reagimin e pazakontë pas daljes nga BBVK 08/01/2026
“Është pervers, zhigolo!”/ Babai i Selinës shpërthen kundër Mirit 08/01/2026
Rrjetet sociale kthejnë veshjen e Maduro-s në trend global! 08/01/2026
“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen 07/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

“Si ta quaj këtë dashuri”, Sham përballë me Kushin, ja ç’do ndodhë të hënën

02/06/2017
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
“Si ta quaj këtë dashuri”, Sham përballë me Kushin, ja ç’do ndodhë të hënën

Kushi i jep Arnavit një letër nga Lavanja. Ai e gris dhe ja hedh Kushit në fytyrë. Kushi largohet. Ndërkohë Sham po vjen për në shtëpinë Raizada i lumtur që Kushi nuk do punojë më aty. Kushi hap derën për të ikur dhe përballë i del Shami. Sham habitet ndërsa Kushi e pyet çfarë do aty.Sham mbyll derën dhe i thotë Kushit se ka ardhur ta marrë për në shtëpi. Kushi e beson atë që ai thotë dhe niset për në shtëpi. Sham i thotë se do vijë pak më vonë se ka punë dhe hyn në shtëpinë Raizada. Kushi shkon të takojë Lavanjën. Ajo i thotë se Arnav ishte shumë i mërzitur pa të. Lavanja ka vendosur të shkojë në Londër. Ajo i jep një dhuratë Kushit për shoqërinë e mirë që krijuan. Sham dhe Anxhali mundohen të bindin Arnavin të martohet por ai nuk ndryshon mendje. Sham kthehet në shtëpinë e Kushit. Babai i Kushit ja merr telefonin dhe shënon numrin e Mbretëreshës. Sham e gjen atë me telefon në dorë por babai i Kushit gjen një justifikim. Kushi shkon me nxitim në shtëpinë Raizada dhe kërkon Arnavin. Shërbëtori i thotë se ai ndodhet në zyrë. Kushi shkon atje dhe hyn në mes të mbledhjes. Ajo fillon t’i thotë për Lavanjën. Arnav e merr në zyrën e tij. Kushi i thotë se Lavanja po largohet përgjithmonë. Arnav i thotë se mes tij dhe Lavanjës ka mbaruar. Ata debatojnë me njëri tjetrin dhe Arnav e mërzit përsëri Kushin. Teksa largohet asaj i vjen një ide. Babai i Kushit merr në telefon Mbretëreshën. Atij i del një grua e cila i thotë që Arnav është një avokat shumë i mirë. Sham e ka ndërruar numrin e Anxhalisë pasi e ka kuptuar çfarë do të bëjë. Arnav shkon në zyrë dhe e gjen të zbukuruar me lule. Të gjithë këtë e ka bërë Kushi. Ajo i ka lënë edhe një letër sikur është Lavanja. “ASR Të dua aq shumë sa këto lule. Më fal… Të lutem më ndalo përndryshe do hidhem nga ndonjë mal”, -shkruan Kushi në emër të Lavanjës. Arnav i kujtohen fjalët e Kushit dhe lotët në sytë e saj. Ai nuk e kupton pse lotët e Kushit e bëjnë të vuajë. Kushi i thotë Lavanjës se Arnav ka për të ardhur. Arnav vjen në shtëpinë e Lavanjës. Lavanja e përqafon. Kushi përlotet kur sheh Arnavin me Lavanjën dhe nuk e kupton pse po qan. Lavanja kthehet në shtëpinë Raizada shkruan revistawho.com. Familja bën ritualin. Kushi është në shtëpinë e saj duke bërë ritualin dhe duke kujtuar momentin kur Arnav po përqafonte Lavanjën. Arnav nga ana tjetër kujton Kushin. Kushi nuk e kupton që po bie në dashuri me Arnavin. Ajo i tregon Pajalit për një shoqe por në fakt e ka fjalën për vete. Sham i thotë Kushit t’i thotë shoqes që të masë rrahjet e zemrës kur sheh atë person. Ai mendon se Kushi e ka fjalën për të./revistawho.com






Tags: si ta quaj kete dashuritelenovele
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
“Kur ishim të njomë”, Kozeta Kurti nxjerr nga arkiva Ledionin e Xhemin e shumë viteve më parë

“Kur ishim të njomë”, Kozeta Kurti nxjerr nga arkiva Ledionin e Xhemin e shumë viteve më parë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera