‘Makeup-i’ është një ndër produktet kozmetikë më të përdorur nga vajzat. Thuajse në çdo moment të ditës ato aplikojnë makijazh për të mbuluar defektet e fytyrës dhe për t’u ndjerë më mirë me veten e tyre. Por shpeshherë hasen probleme, pasi ai qëndron pak në fytyrë. Pas disa orësh fillon të yndyroset dhe fytyra bëhet me shenja. Për të larguar këtë problem, ekziston një produkt, i cili ju ndihmon që ta bëni ‘makeup-in’ të qëndrojë më gjatë.
Pudra e bebes ka veti të thajë lëkurën duke larguar yndyrën dhe e fikson ‘makeup-in’. Pasi keni përfunduar me vendosjen e produkteve në fytyrë, lyejini pak me pudër sipër dhe fytyra do të ndihet më mirë./revistawho.com