Janë rebelë, pasionantë, të urtë, luftarakë, janë kundër çdo tutele, janë thjesht të rinj.
Kanë misionin për të çuar botën përpara ndaj duhet ti njohim, të përpiqemi të flasim gjuhën e tyre. Quhet #CKEMI fushata e ‘Telekom Electronic Beats’, që u thote çkemi të rinjve dhe sjell për publikun momente reale nga jeta e tyre e përditshme. Protagonistë janë të rinjtë shqiptarë me historitë reale nga jeta e tyre.
‘Telekom Albania’ komunikon dhe kërkon të kuptojë më mirë të rinjtë e mijëvjeçarit, interesat dhe ambiciet e tyre. Janë intervistuar shumë të rinj, të cilet treguan pjesë nga përditshmëria e tyre. Janë shumë interesantë, rinia shqiptare të mahnit dhe të gjitha këto situata, u përmblodhën në një spot. Por nuk ka mbaruar, meqë “Who” është shumë e lexuar nga të rinjtë, kushdo qê ka diçka interesante për të ndarë me të tjerët, mund të vizitojë faqen:
electronicbeats.com.al/ckemi
dhe të shkruajë historinë e vet.
Të rinjtë duhet të dëgjojnë të rinjtë…








