Me ardhjen e marsit fillojnë edhe mendimet e para për një rezervim të mundshëm të pushimeve verore. Fantazia ku nuk na çon duke marrë parasysh sa mall kemi për të pushuar në këtë kohë. Thjesht mendimi i një aventure, apo pak relaks me një aperitiv në plazh është terapi më vete në këto muaj të vështirë.
Disa lajme ngushëlluese më në fund po vijnë. I pari vjen nga Seychelles që duke filluar nga 25 Marsi, do të rihapë kufijtë për turizmin ndërkombëtar, gjithashtu Ishujt Kanarie po fillojnë të hapin prenotimet.
Sipas ‘Vanity Fair Italia’, në shumë vende të botës janë ndërmarrë masa nga kompanitë më të njohura turistike për daljen nga kriza, duke nxitur rrjedhimisht njerëzit të prenotojnë pushimet.
Sipas medias së njohur disa kompani ofrojnë rimbursim të plotë për rastet kur personat prenotojnë një udhëtim, por qeveria mbyll kufijtë.
Sipas raportit “Best Airlines 2021” nga ‘eDreams’ që mblodhi opinionet e pasagjerëve të linjave ajrore, duke identifikuar, midis shumë parametrave të analizuar, kompanitë që ofrojnë lehtësi në marrjen e rimbursimeve, Qatar Airways është në krye të renditjes, e ndjekur nga British Airways dhe Delta Airlines.
Disa kompani të tjera ofrojnë ndryshimin e datës në raste kufizimesh për shkak të pandemisë.
Ndërsa disa kompani ofrojnë mundësinë e anullimit të prenotimit deri në 1 muaj para nisjes duke mos marrë asnjë qindarkë nga klienti.
Pritet që këto masa të zbatohen edhe në vendin tonë, pasi është e vetmja mënyrë që turizmi të shpëtojë nga falimenti. Sidoqoftë, nuk jemi dhe aq pa shpresë: kryeministri Rama garantoi pak ditë më parë se kufijtë tanë do të jenë të hapura, si për të hyrë në Shqipëri, ashtu dhe për të dalë prej saj, që të mos penalizohet turizmi. Edhe nëse ai do jetë apo jo kryeministër pas zgjedhjeve, ne kemi përvojën e vitit të shkuar: plazhet shqiptare dhe ofertat e Turqisë, që agjensitë shqiptare do të na i servirin. Ndërkohë Maldivet dhe Dubai janë on top për Shqiptarët këtë periudhë, që nga fundi i muajt dhe me fluturime direkte Tiranë – Dubai./revistawho.com







