Aktorja Sila Turkoglu tashmë është shumë e njohur në vendin tonë falë serialit “Amaneti”, ku luan rolin e Seherit. Bukuroshja turke 23-vjeçare ka fituar zemrat e të gjithëve me karakterin e saj të ëmbël e të qetë. Njëjtë duket se është dhe në jetën reale pasi aktoren nuk e shohim asnjëherë pjesë e skandaleve dhe gjithashtu preferon të qëndrojë shumë modeste. Megjithatë së fundmi Sila ka bërë një ndryshim duke u shfaqur siç nuk e kemi parë kurrë në postimin e fundit. E veshur me një fustan të zi modern, me sandale të larta dhe buzët e kuqe, aktorja ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Padyshim ky look i shkon shumë dhe komplimentat nuk kanë munguar.