Elita Rudi deklaroi para pak kohësh se kishte takuar ish-të dashurën e Gjikos dhe kaq u dësh që të komentohej shumë. E ftuar në “Prive” për “50 pyetje, Elita e sqaroi këtë lajm që qarkulloi. Ajo është pyetur nga gazetari se nëse ka qenë e vërtetë që e ka takuar ish-të dashurën e bashkëshortit të saj.
“Si zakonisht e zmadhuan portalet, unë isha veç duke bërë shaka, por nuk do të thotë që nuk na ka rastisur ta takojmë, edhe pse ai thotë ‘S’kam pasur femër’, ama çfarë të bëjmë? Në vend të vogël jetojmë, ne kemi me e taku, secili e ka vazhduar jetën e vet, nuk do të thotë që është dikush i rëndësishëm prej të kaluarës”, tha moderatorja.
Gjithashtu, e pyetur për xhelozinë, Elita tha se nuk e shpreh aspak.
Ajo ka lajmëruar edhe se do të rikthehet në televizion, ndërsa në “Prive” zbuloi se po punon për dy brand-e të saj, një veshjesh dhe një kozmetike.








