Në podcast me Mira Kazhani, Sinan Hoxha i cili del shumë rrallë në intervista, kthehet pas shumë vitësh në një rrëfim jete.
Tani baba i dy djemve, njëri 8 vjeç e tjetri 3, ai tregon për familjen, jetën si artist ku rrëfen veshtirësinë më të madhe që ka kuptuar me famën dhe suksesin.
Por nga ana tjetër Sinan Hoxha mbetet një nga figurat më popullore në muzikën e tij dhe vijon prej 25 vitesh të jetë ndër më të kërkuarit.
Në këtë episod të ZëmeMirënPodcast del një tipar interesant i Sinan Hoxhës në lidhje me paranë. Nuk shpenzon për veshje, madje edhe shtëpinë ka zgjedhur që ta ndërtojë në fshat.
Karriera e gjatë dhe të kënduarit live e kanë bërë një nga artistët më të pasur, por atij nuk i pëlqen të flasë për këtë gjë dhe as ta reklamojë veten.
Po për fëmijërinë, familjen e madhe ku është rritur, këngën që e bëri të famshëm brenda natës, njohjen me dashurinë e jetës…?
Të gjitha këto i gjen në podcast