Sinani dhe Andrra, kanë festuar një vjetorin e parë të martesës.
Torta e dashurisë, siç tha edhe Andrra, tashmë nuk ndahet më në dy por në tre pjesë, Ansi i vogël është qershia mbi tortë. Përveç portretit të bukur familjar, bashkëshortja e këngëtarit të njohur na ka njohur edhe me një pjesë të dhuratave që i ka dhuruar Sinani. Ajo shfaqet tejet sensuale pranë një buqete të madhe me trëndafila të kuq.