Në puntatën e sotme të “Përputhen”, ka qenë Sindi ajo që ka rrëfyer të fshehtat e saj. Sindi ka pranuar se ka thyer disa prej rregullave të produksionit duke patur takime jashtë me Atdheun.
Madje ajo tregoi se Atdheu i ka qëndruar pranë në një moment shumë të vështirë.
“Është paksa absurde që mos të kemi shok ose shoqe me njëra tjetrën se kur jemi në ambiente të përbashkëta kemi afrimitet. Të gjithë kemi ato momente që kemi nevojë të flasim, mund të shfaqemi shumë normal në kamera por vetëm ne e dimë se sa vuajmë. Kam pasur komunikim të vazhdueshëm dhe takime jashtë me Atdheun.
Për të tjerët ka qenë kur më pyesin a ndihem mirë në situata të ndryshme kanë qenë Atdheu, Loko gjithmonë. Nuk do e harroj kurrë një rast me Atdheun kur një i afërmi im ishte në një rast të rëndë ishte i vetmi nga atë gjithë që më mori në telefon dhe më tha që nëse ke nevojë për diçka unë do të jem aty”, tha Sindi.







