E ftuar sonte në “Top Albania Radio”, në emisionin “Dilema Sociale” Bora Zemani ka folur për programin ‘Përputhen’ që po e drejton prej muajsh. Ajo ka pranuar se ka pasur momente shumë të vështira në spektakël për shkak të situatave që e kanë bërë të reagojë në mënyrë të tillë që të keqintrepretohet nga publiku. Kanë qenë këto momente që kanë ndikuar shumë emocionalisht tek moderatorja.
Nga ana tjetër, Eno i ka drejtuar edhe një pyetje për atë që janë kuriozë shumë. A ka një skenar ‘Përputhen’?
“Unë kam një skaletë ku duhet të referohem për pjesët që do jepen, por në shumë momente dal nga skaleta…”, u shpreh Bora Zemani.
Megjithë situatat e papritura që mesa duket e bëjnë moderatoren të dalë nga skenari, kushedi sa vështirë e ka pasur për t’i përballuar gjithë ato sherre e ofendime./revistawho.com







