Pas ndarjes problemi më e madh për Piquen dhe Shakirën ishte se kush do të mbante kujdestarinë e fëmijëve, por tani që kjo çështje është zgjidhur, ka ardhur koha të ndahen të mirat materiale që çifti ka grumbulluar në 10 vitet e fundit. Siç raportohet nga mediat ish-çifti po lufton rreth një Learjet 60XR, një avion privat që mund të strehojë deri në 10 pasagjerë dhe aktualisht vlen rreth 20 milionë dollarë. Avioni ka një dhomë gjumi dyshe, një dhomë ngrënie familjare dhe një dhomë ndenjeje me TV, të gjitha lehtësitë për udhëtime familjare. As Shakira dhe as Pique nuk duan të heqin dorë nga ky mjet luksoz!








