Lajme të mira nga Ambasada Amerikane, për të gjithë ata që duan të shkojnë në Amerikë. Tani ka më shumë lehtësi, e sipas njoftimit publikuar ditën e sotme nuk duhet më as garancia e famshme. NJOFTIMI
Po planifikoni pushimet në SHBA? Po aplikoni për vizë? Ju nuk keni nevojë të paraqitni një garanci në intervistën tuaj për vizë turistike! Pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të formularit DS-160 janë gjithçka na nevojitet në intervistën tuaj. Kini parasysh që vendimet nuk bazohen tek dokumentet; bazuar në intervistën tuaj, oficeri konsullor do të vendosë nëse ju kualifikoheni për vizën. Si zakonisht, do t’u përgjigjem me kënaqësi pyetjeve tuaja mbi vizat sot dhe gjatë javës!/ revistawho.com









