Mbrëmja prime e “Ferma VIP” këtë herë ka nisur me një lajm të trishtë. Fjoralba ka njoftuar mungesën e Sonila Meços në kolltukun e opinionistes, pasi kjo e fundit ka humbur të atin.
“Mungesa e prezencës së Sonilës vjen si pasojë e një ngjarje të trishtë. Ajo ka humbur një njeri të dashur ndaj ngushëllime të përzemërta. Edhe pse nuk jemi fizikisht me ty, jemi me mendje dhe me zemër”, ka thënë Fjoralba.