Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura 24/12/2025
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin 24/12/2025
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon 24/12/2025
“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh 24/12/2025
Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën! 24/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Sonila Meço largohet nga ‘Ora News’

17/08/2021
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Sonila Meço largohet nga ‘Ora News’

Sonila Meço ka zbuluar ditën e sotme se ka marrë vendimin e largimit nga ‘Ora News’. Me një shkrim të detajuar, ku flet për karrierën e saj, gazetarja pranoi se së shpejti do rikthehet prap, por nën cilën logo televizive, është ende mister. Sonila ka drejtuar ‘Tempora’ në Ora News për rreth dy vite, një program ky me fokus aktualitet, politikë dhe kulturë.





Markatën televizive e deklarojmë zyrtarisht të hapur!

“Kur i hyn më së pari gazetarisë, jetës publike dhe medias nuk mendon me gjithsej, por përqendrohesh tek fakti se ke mjetin, vëmendjen dhe aftësinë të ndikosh.


Mandej do duhet të mësosh se t’i mbijetosh këtij profesioni për atë që e ke dashur qysh në krye do të thotë të rezistosh, duke e bërë atë që thua, tregon e pasqyron më të rëndësishme se imuniteti ndaj kritikës, presioni i numrave të audiencës, sulmi i pushteteve të çdo lloji, interesat financiare të momentit të pronarëve, hallet personale dhe grackat e influencës.

Në momentin që kupton këtë je gazetar i lirë, i lirë edhe për të ikur, për t’u rikthyer, për të zgjedhur ku të vijosh të tregosh histori, realitete, të analizosh e kontribuosh pa menduar logon. Sepse sot, në suferinën teknologjike, të gjithë mund të jenë potencialisht gazetarë.

Por në ndryshim nga fillesa, mjeti nuk është më vetëm televizioni, vëmendjen e merr edhe thjesht një vezë mbi tavolinë me 27 milion pëlqime, ndërsa ndikimi ende mbahet, ai është ende i mbrojtur nga raporti i drejtë dhe i vërtetë me publikun e publiken.

Ndaj sot, me gjithë mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e pronarit dhe drejtuesve për realizimin e Tempora-s në RTV Ora kam vendosur t’i jap fund prezencës sime në këtë logo televizive, ku kemi kaluar ditë të jashtëzakonshme e sfida të ethshme për të vijuar të bëj atë që kam bërë gjithmonë, gazetarí dhe media. Duke rezistuar në dëshirën për të bërë një punë të paqme e jo thjesht një punë.

Unë mbetem Sonila…siç kam dhënë prova vazhdimisht (edhe pse kam mësuar të jem ok edhe me ata/ato që kanë njohur a kanë dashur të shohin veç njërën anë të historisë në situatat kur shpesh më shumë se rrallë jam ndodhur jo për zgjedhjen time).

Dhe si Sonilë do t’ju drejtohem gjithmonë, pavarësisht logove televizive.

Shihemi së shpejti”, shkruan Sonila Meço./revistawho.com

Tags: Le programinora newsSonila Meco
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
5 rregullat e arta që ju ndihmojnë të mos shëndosheni në verë as gjatë pushimeve

5 rregullat e arta që ju ndihmojnë të mos shëndosheni në verë as gjatë pushimeve








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera