Nëse keni menduar se baluket e prera ishin trend vetëm i sezonit të dimrit, atëherë gaboheni. Sophie Turner ka vendosur që në nisje të verës, të ndryshojë ‘look’ duke prerë baluke të reja. Aktorja 25-vjeçare e ka ndarë ndryshimin në rrjetet sociale, shoqëruar me shkrimin: “Baluket gati”.
Ky stil është ndryshimi i parë i madh i Turner, që pas periudhës kur u kthye në një bionde, pasi vite me radhë ajo ka qëndruar me flokë në ngjyrë të kuq për shkak të roleve të saj, sidomos në serialin ‘Game Of Thrones’./revistawho.com