• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Sot Dita e Ashures. Çfarë duhet të dini për festën dhe receta e ëmbëlsirës tradicionale

Fjala “ashura” vjen nga gjuha arabe dhe rrjedh nga rrënja “ashr” që në arabisht do të thotë dhjetë. Dita e Ashures është dita e dhjetë e muajit Muharem.

Arsyeja pse në këtë ditë agjerohet është falenderimi ndaj Zotit.

Dita e Ashures është një ditë e shënuar, duke qenë se përkon me një sërë ngjarjesh të rëndësishme në historinë Islame.

 

Megjithëse kjo ditë është konceptuar si një ditë thjesht me qerasje ëmbëlsirash, dita e Ashures është e rëndësishme për nga vlera shpirtërore që simbolizon dhe atmosfera vëllazërore që sjell.

Më tej ju tregojmë recetën e ashures për ata që sot duan të festojnë duke e gatuar.

300 gr grurë për ashure

– 100 gr sheqer

– 2 lugë kanellë

– 2-3 lugë niseshte (sipas dëshirës)

– pak kripë për të balancuar nivelin e sheqerit

– arra, bajame, rrush i thatë, fiq etj.

Pastrojmë grurin dhe e ziejmë në zjarr të ngadaltë me 2 – 2.5 l ujë. I shtojmë ndërkohë sheqerin, pak kripë, frutat e thata, pak kanellë dhe disa i mbajmë për zbukurim.

E lëmë lëngun të trashet pak dhe e përziejmë vazhdimisht. Sipas dëshirës mund të shtojmë edhe pak niseshte të tretur në ujë të ngrohtë.

E lëmë të ziejë edhe pak e më pas e hedhim nëpër tasa, të cilët i vendosim në frigorifer. Për zbukurim mund të përdorim fruta të thata, kokrra shege, kanellë etj./revistawho.com