Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin! 16/02/2026
“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin! 16/02/2026
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin!

16/02/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin!

Në një video të thjeshtë, por thellësisht simbolike, Antigona Ramosaj, nëna e artistes Beatrix Ramosaj, u pa duke i rënë gongut, një gjest i njohur ndërkombëtarisht si shenjë e përfundimit të një etape të vështirë shëndetësore. Me fjalët “Sot i rashë gongut me një zemër që rreh plot mirënjohje”, ajo ndau me ndjekësit jo vetëm një lajm personal, por një triumf mbi frikën, dhimbjen dhe pasigurinë.





 

“Nuk është vetëm fundi i një trajtimi, është dëshmi e forcës, besimit dhe durimit,” shkroi ajo, duke falënderuar Zotin, mjekët, infermierët dhe familjen për mbështetjen e pakushtëzuar. Mesazhi i saj u kthye menjëherë në një thirrje shprese për shumë të tjerë që përballen me beteja të ngjashme. “Me zemër mirënjohëse falënderoj çdo mjek, çdo infermiere, familjen time dhe të gjithë ju që më mbajtët me lutje dhe dashuri,” theksoi ajo, duke e kthyer momentin personal në një akt kolektiv mirënjohjeje.


 

Megjithatë, me besim, Antigona shtoi se rrugëtimi i saj “vazhdon ende, me kontrolle dhe hapa të tjerë”, por se sot zgjedh të ndalet “për të ndarë këtë fitore të madhe me ju në këtë betejë dhe për të festuar jetën që vazhdon.” Në një kohë kur rrjetet sociale shpesh ekspozojnë vetëm momente të kuruara, ky rrëfim erdhi i zhveshur nga çdo artific, i sinqertë dhe i fortë.

 

Videon e Antigonës e kishte publikuar edhe vetë Beatrix me mbishkrimin “Të dua Fort” dhe reagimet ishin të menjëhershme në drejtim të këngëtares dhe nënës së saj. Mijëra zemra virtuale, mesazhe mbështetjeje dhe komente nga figura publike e ndjekës të thjeshtë, të prekur nga kurajoja e saj. Një tingull gongu që u kthye në tingullin e një fitoreje njerëzore.

 

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!
Breaking News

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!

16/02/2026
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!
Breaking News

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!

15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…
Breaking News

“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…

15/02/2026
Në 10-vjetorin e karrierës, Kida ka një falënderim të veçantë!
Breaking News

Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit?

15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara?

15/02/2026
Next Post
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera