Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Sot jetuam ferrin e të nxehtit. Sinoptikania tregon kur ulen temperaturat

24/06/2021
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Sot jetuam ferrin e të nxehtit. Sinoptikania tregon kur ulen temperaturat

Lajme të mira kemi nga moti pas të nxehtit afrikan që po kalojmë. Moti pritet të ndryshojë, duke u rikthyer në vlerat normale të temperaturave të qershorit. Sinoptikania Lajda Porja për News24, raportoi se sot pritej dhe dita më e nxehtë e këtij episodi, por se lëvizja e erës ka bërë që ajri të qarkullojë më shumë dhe të mos ndihet njësoj si një ditë më parë. Ajo tregoi se gjatë natës do të ketë freskim të motit me disa gradë dhe se fundjava është ideale për plazh.





“Me temperatura të larta pritet që të thyhet rekordi i këtij episodi në qarkun e Elbasanit, ku Cërriku ka shënuar 41.3 gradë. Në fakt sot pritet të arrihet vlera 42 gradë. Dje në kryeqytet dje 39.6 gradë, sot presim afërsisht 40 gradë. Temperaturat më të larta në qarkun e Elbasanit dhe po ashtu janë regjistruar në Urën Vajgurore, Berat, Kuçovë dhe Gjirokastër, por jo më shumë se 42 gradë dhe nuk e thyejnë rekordin e 2015 me 43.4 gradë që është shënuar në qytetin e Gjirokastrës. Mbrëmë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka qenë pak më freskët. Kemi pasur një forcim të parametrit të erës, gjë që ka sjellë qarkullimin e ajrit. Kemi një rritje të papërfillshme në disa zona të temperaturave nga dje, por kemi pasur një forcim të erës, që do na shoqërojë sot pasdite, e cila është me shpejtësi më të madhe se dje dhe që sjell që ajri të qarkullojë më shumë dhe të marrim pak më lehtësisht frymë.
Lagështira ka qenë shumë problematike. Masat e ajrit kanë qenë të pajisura më lagështirë, vijon 40-50%. Tirana karakterizohet nga lagështira. Nëse do vëmë re, në qiell ka filluar të qartësohet pak, duke larguar atë renë e Saharasë. Nesër do ketë një rënie duke nisur nga veriu dhe të shtunën dhe të dielën në gjithë vendin dhe temperaturat do jenë jo më të larta se 36 gradë. Lagështira prezente dhe në fundjavë.
Duke nisur që sonte gjatë natës do ta ndiejmë freskinë. Këto masa ajrore largohen nga zona veriore dhe më pas nga pjesa tjetër e territorit drejt gadishullit Iberik. Nuk parashikohet të ketë reshje. Fundjava do jetë ideale për plazh. Një mot shumë më i favorshëm, në vlerën 33-34, do ketë një erë dhe një det pak të trazuar. Nuk parashikohet të ketë reshje në territor deri në fund të qershorit. Java e ardhshme do sjellë sërish rritje të lehtë të temperaturave deri në 38 gradë. Në ditët e para të korrikut do ketë një qarkullim të këtyre masave drejt gadishullit skandinav”, tha sinoptikania Lajda Porja.


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Armina dhe Kim kanë të njëjtën shije, por shqiptarja i veshi e para

Armina dhe Kim kanë të njëjtën shije, por shqiptarja i veshi e para








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera