Xhensilën sot do e shohim kudo. Po po, do e shohim në çdo televizion (pothuajse).
Këngëtarja është e ftuar speciale tek “Dua të të bëj të lumtur”, që të gëzojë një fanse dhe shumë të tjerë nga ekrani.

Po ashtu do jetë edhe tek ‘Soiree’ me Jonida Shehun, por këtu ka shoqërues edhe Besin dhe Ijen.Tani ne e dimë që në Shqipëri është pak keq për të ftuar, por përgjithësisht janë të ftuarit ata që e dinë nëse kanë xhiruar edhe diku tjetër. Por Xhensila mesa duket nuk bën pjesë tek kjo kategori (problematike) të ftuarish. Asaj i pëlqen të jetë e ftuar dhe s’e ka problem të shfaqet njëkohësisht në dy ekrane, siç mund ta kenë problem drejtuesit e programeve. Dhe magjia e ekranit të madh ia mundësin këtë.
Por në fund të ditës për programet është nder i madh të kenë Xhensilën si të ftuar, ndaj konkurenca apo ekskluziviteti as nuk ju intereson./revistawho.com








