Moti ditën sotme do të jetë i kthjellët dhe me temperatura të larta në krahasim me çfarë jemi mësuar të shohim javët e fundit. Maksimumi do arrijë në 19 gradë celcius duke na sjellë pranverën në mendje. Në zonat malore vlerat e temperaturave do lëvizin me 4 gradë celsius më të ulëta. Të njëjtat kushte do na ndjekin deri ditën e hënë, kur do rikthehen shirat.







