Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Sot qenka dita e bashkëshortëve të lumtur. Ju e keni festë? Këta po!

01/03/2021
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Sot qenka dita e bashkëshortëve të lumtur. Ju e keni festë? Këta po!

“Sido që të vijë puna, martohu. Nëse merrni një grua të mirë do jeni të lumtur. Nëse merrni një të keqe, do të bëheni filozof”, ka thënë dikur Sokrati.





Sot, në ditën ndërkombëtare të bashkëshortëve, ne duam t’iu sjellim në vëmendje disa çifte që në mos janë shembuj për t’u ndjekur, janë ata që ne kemi parë t’i rezistojnë kohës, e ta tregojnë dashurinë hapur, me zemrën plot gjithmonë.

Janë krah për njëri-tjetrin, sfidat i ndajnë bashkë, familjen po e ndërtojnë bashkë, e shumë nga ju të paktën njërin prej tyre e keni të preferuarin tuaj. Ata i kemi zgjedhur të profesioneve dhe moshave të ndryshme, ku të dy partnerët ndajnë bashkë jo vetëm shtëpinë, por dhe punën.


Ardit dhe Anila Gjebrea, prej vitesh të martuar dhe ndër të tjera punojnë bashkë te “E diela shqiptare”, vetëm se Anila është më pak e dukshme sepse merret me gjithë organizmin në prapaskenë.

Miriam Canin dhe Alban Skënderajn as nuk i mbajmë mend pa njëri-tjetrin në krah. Të dy këngëtarë të njohur dhe një nga çiftet më të pëlqyer. Ndajnë bashkë skenën dhe çdo gjë tjetër.

Helena Kadare në fillimet e saj premtonte si shkrimtare, por edhe pse mbeti në hije nga Ismail Kadare, bashkëshorti i saj i njohur në gjithë botën, ka qenë dhe mbetet pika e tij e fortë.

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, bashkë që në fillimet e karrierës së tyre në televizion. Dikur ndanin skenën bashkë, ajo si prezantuese dhe ai si aktor humori, ndërsa tani kanë bizneset e tyre që i menaxhojnë bashkë.

Orinda Huta dhe Turjan Hysko, një nga çiftet që i bëri bashkë puna në televizion. Rrallë i kemi parë të dy në një skenë, por së bashku kanë punuar pothuajse në çdo projekt. Ajo si prezantuese dhe ai si personi që punonte pas kuintave, kur nuk dilte në ekran. Të dy kanë kënduar dikur dhe pasionet që ndajnë i bëjnë bashkë po aq sa dashuria.

Dhimitër dhe Roza Anagnosti, regjisori më i madh shqiptar dhe gruaja e tij, aktorja e bukur e filmave shqiptarë.

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, janë çifti më i spikatur i politikës. Kanë punuar bashkë në udhëheqjen e LSI-së.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë një nga historitë më të veçanta të dashurisë. Të dy janë të mirë në fushat e tyre profesionale, e rrallë i kemi parë bashkë në një skenë, por kur bëhen ose do kërceni ose do qeshni me ta.

Armand Peza dhe Marçela Lati nisën të njihen fillimisht me emrin e biznesit të tyre “Geraldina Sposa”, pastaj për historinë më shumë se njëzetë vjeçare që e jetojnë mes sallonit të nuseve dhe shtëpisë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
Modelet ‘french’ të thonjve frymëzuar nga pranvera që sapo hyri

Modelet 'french' të thonjve frymëzuar nga pranvera që sapo hyri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera