Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen! 05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon 05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim! 05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”? 05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar… 05/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

SOUTH OUTDOOR FESTIVAL / A jeni gati për aventura? Ejani këtë fundjavë në Pilur!

27/04/2017
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
SOUTH OUTDOOR FESTIVAL / A jeni gati për aventura? Ejani këtë fundjavë në Pilur!

Më në fund vjen edhe në Shqipëri festivali i aventurës, ku për tre ditë rresht të apasionuarit pas sporteve të natyrës do të mund të provojnë emocione të papara në një prej zonave më të bukura të Shqipërisë. Fshati Pilur i Himarës do të bëhet mikpritës i më shumë se 1000 mysafirëve nga i gjithë vendi, të cilët do të jenë pjesëmarrës në “South Outdoor Festival”…





 


Ky aktivitet është një iniciativë e projektit “Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshëm i Rajonit Bregdetar Jugor”, financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Shqipëri. Projekti synon rivitalizimin e fshatrave në Jug të vendit dhe zgjatjen e sezonit turistik në këto zona, ndaj dhe sjell këtë festival për të treguar potencialet e panjohura të këtyre viseve. Në fundjavën e gjatë (nga data 29 prill – 1 maj) që i pret pjesëmarrësit e regjistruar në këtë festival do të ketë: hiking, mountain bike, kayak, paragliding, jeep safari, scuba diving, stand up paddle, etj. Por nuk do të mungojnë ndërkohë aktivitete të tjera në natyrë si: yoga, kinema në qiell të hapur, panair me produktet vendase, riciklimi i mbetjeve në vepra arti, vizita në stan, kamping, etj.

Për pjesëmarrësit që shoqërohen nga fëmijë do të ofrohen gjithashtu mundësi argëtimi. Akomodimi do të bëhet në çadra, guest house dhe hotele në Himarë. Për ushqimin do të kujdeset një nga emrat e njohur në fushën e kulinarisë, Sokol Prenga, i cili ka përcaktuar një menu interesante me gatime tradicionale për të gjithë pjesëmarrësit.

Sakaq, në funksion të përmirësimit të kushteve dhe zgjatjes së sezonit turistik në këto zona, do të mbahet ditën e dielë një forum me pjesëmarrjen e dhjetëra gazetarëve të ardhur nga Tirana ku do të jenë prezentë Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj.Milva Ekonomi dhe Ministri i Energjisë e Industrisë, z.Damian Gjiknuri.

Por nuk përfundon me kaq gjithçka, në të dy mbrëmjet piluriote do të ketë për të pranishmit muzikë nga DJ dhe këngëtarë të njohur. Festa do të shpërthejë ditën e dielë kur në skenë do të ngjitet një nga artistët më të dashur në Shqipëri, Eugent Bushpepa. Nuk do të mungojë gjithaq as tradita gjatë këtyre netëve, e sjellë përmes grupit të Pilurit, Bejkë e Bardhë, të cilët në rolin e të zotëve të shtëpisë do të kujdesen për argëtimin e të gjithë të pranishmëve.

Tags: PilurSouth Outdoor Festival
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
11 çiftet e paharrueshme të filmave që u lidhën edhe në jetën e vërtetë

11 çiftet e paharrueshme të filmave që u lidhën edhe në jetën e vërtetë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera