Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen! 05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon 05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim! 05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”? 05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar… 05/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

“South Outdoor Festival” thyen parashikimet, mbi 1000 pjesëmarrës në tri ditët e aventurës

03/05/2017
in Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
“South Outdoor Festival” thyen parashikimet, mbi 1000 pjesëmarrës në tri ditët e aventurës

“South Outdoor Festival” i organizuar nga “GIZ Albania” uli mbrëmë siparin e tri ditëve magjike, ku më shumë se 1000 pjesëmarrës shijuan aventurën dhe bukuritë natyrore të Pilurit, përmes sporteve të natyrës… Trekking, hiking, mountain bike, scuba diving, jeep safari, kayak, stand up paddle, paragliding; ishin vetëm disa nga disiplinat ku qytetarë të grupmoshave të ndryshme – të ardhur nga i gjithë vendi, por edhe turistë nga jashtë – eksploruan në terrenin e virgjër të atij që njihet si ballkoni i rivierës shqiptare dhe në zonat përreth. Isopolifonia, muzika live, gatimet tradicionale, panairi i artizanatit e aktivitetet për fëmijë ishin disa nga atraksionet e tjera turistike që “South Outdoor Festival” ofroi për të gjithë të pranishmit. Pjesë e këtyre aktiviteteve u bënë edhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi si dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, z. Damian Gjiknuri, të cilët diskutuan në një forum me më shumë se 20 gazetarë mbi problematikat e kësaj zone dhe mundësitë për përmirësim. “South Outdoor Festival” premton të kthehet vitin e ardhshëm në një tjetër destinacion, me të tjera aventura për t’u zbuluar…





SOUTH OUTDOOR FESTIVAL


Për natyrën e ashpër, për ‘rrugët e dhenve’ dhe për të risjellë në vëmendje fshatin e harruar prej ku duket megjithatë bregu i Himarës, në datat 29 prill-1 maj, në Pilur u mbajt South Outdoor Festival, një projekt i GIZ në bashkëpunim me Shqipërinë. Qendra e veprimtarive ishte pllaja e Vanovës, që mblodhi turistë nga Shqipëria e jo vetëm, për tri ditë, duke e bërë Pilurin, Himarën, Dhërmiun e zonat përreth mikpritëse të të ardhurve dhe hapësirë për sporte të ndryshme të aventurës. Makina të GIZ-it gjerman ngjiteshin në fshat e zbrisnin në Himarë në frekuenca të shpeshta, me gjithë faktin që turistët qenë shumë më tepër se parashikimet. Në Vanovë ishte menduar për gjithçka, nga ushqimet, mbledhja e mbeturinave pas çdo vakti, e deri tek tualetet e lëvizshme, forca private të sigurisë, forca policore e deri tek ndihma e shpejtë.

Veç zjarrit të ndezur në mes të fushës dhe kashtës së grurit në vend të ulëseve, Vanova ofroi kamping e parkim për qindra të ardhur. Prodhimet e Pilurit qenë baza e kulinarisë për të cilën u kujdes shefi Sokol Prenga, ndërsa zona e Himarës u bë baza e të gjitha sporteve që u ushtruan në det, tokë e ajër. Qëllimi i festivalit ishte promovimi i rajonit jugor, duke evidentuar potencialet natyrore (deti e mali), zgjatjen e sezonit turistik dhe rritjen e të ardhurave për popullsinë vendase. Aktivitetet sportive ‘outdoor’ (ecje malore, çiklizëm malor, yoga, kanoe, parashutizëm, zhytje e shumë të tjera u shoqëruan me aktivitete kulturore, muzikë live dhe iso-polifonike, kinema e hapur dhe panair i produktesh artizanale dhe produktesh lokale. Gjatë gjithë festivalit u shijua vetëm kulinaria tradicionale vendëse me produkte të zonës. Nisma e qeverisë gjermane, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë e Turizmit si edhe ajo e Energjetikës, synoi të rrisë të ardhurat përmes turizmit e kulturës duke i paraprirë sezonit turistik veror.

Për shkak të terrenit blegtoria është më e përhapur se bujqësia dhe banorët njihen për produktet e mishit dhe ato të qumështit përgatitjen. Kuzhina piluriote njihet për mishin e pjekur të qengjit, kecit, lopës; për byrekun “ksirogjak” – që njihet si përvëlak dhe lakrat e egra të ziera; për qullin e trashë të njohur si këmbëkuqe e lloje të ndryshme byrekësh, reçelra, turshi, etj.

Qindra turistë që morën pjesë provuan kombinimin e turizmit malor dhe turizmit të aventurës, e nën moton jo vetëm det, Piluri e fshatrat e tjerë të Himarës u bënë strehë të një festivali, që u mbajt për herë të parë. Në forumin me gazetarët, mbajtur të dielën, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, premtoi energji elektrike në sezonin turistik dhe një rrugë të shtruar për drejt fshatit, po për ironi, e diela pat gdhirë pa drita. Mandej, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi foli për rëndësinë e aktiviteteve si festivali “South Outdoor” dhe foli për turizmin e qëndrueshëm. Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, dy ministrat dhe kreu i Bashkisë Himarë e Vlorë, premtuan në këtë parafushatë elektorale se këtë vit, qytetet bregdetare do jenë të pastra, pasi kanë nisma të reja e investime për plehrat. Në fund të festivalit, fshati mbi Himarë, rikthehet në mjegull, duke ruajtur shpresën për një event që rivjen vitin tjetër.

E siç kishte parashikuar Hans-Jurgen Cassens, drejtor Rajonal në GIZ “prezantojmë fshatrat me shpresën se do të kuptohen asetet e tyre në aspektin e trashëgimisë kulturore. Kombinimi i aktiviteteve ‘outdoor’ me kulturën e traditën mund të ndikojë në përhapjen e fjalës përmes turistëve. Kështu, pas festivalit do të kemi më shumë njerëz që do të flasin për vlerat e jugut, e shpresoj që festivali të kontribuojë në arritjen e këtij qëllimi”.

FOTOT: Fation Plaku

Tags: PilurSouth Outdoor FestivalSporte
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Humbja e djalit të vetëm, këngëtarja shqiptare rrëfen të vërtetën pas aksidentit tragjik

Humbja e djalit të vetëm, këngëtarja shqiptare rrëfen të vërtetën pas aksidentit tragjik








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera