Njëra nga anëtaret e Spice Girls, Mel B ka qenë e ftuar në emisionin ‘The Real’ditën e djeshme dhe si pa dashur ka zbuluar detajin më të bukur për të gjithë fansat e grupit. Pas ngacmimeve të shumta nga moderatoret e emisionit ajo pranoi se kishte marr një ftesë për në dasmën mbretërore. Më pas tregoi se ftesa ishte për të gjitha vajzat e grupit të famshëm.
Moderatorja ju drejtua duke e pyetur: Pra ju do të performoni në dasmën mbretërore dhe grupi do bashkohet? “Po do performojmë dhe mua do më pushojnë nga puna pas kësaj që thashë. Nuk e di pse duhet të jem kaq e sinqertë”, – përfundoi fjalën Mel B./revistawho.com